Duket që edhe ky fillimvit nuk do të jetë pa probleme. Ka ditë që SBASHK-u e vlerëson si shqetësues problemin e mbylljes së paralajmëruar të disa shkollave në komunën e Kamenicës dhe si kundërpërgjigje parasheh greva, madje edhe sosh të përshkallëzuara. Kreu i Komunës së Kamenicës dhe përfaqësuesit e fshatrave këmbëngulin në qëndrimet e tyre, shkruan sot gazeta Zëri.
Pavarësisht deklaratave optimiste të zyrtarëve të arsimit në Kosovë se janë përgatitur mjaftueshëm dhe se janë krijuar kushtet që më 2 shtator të fillojë viti i ri shkollor 2019/2020, duket që edhe ky fillimvit nuk do të jetë pa probleme.