Të hënën, mot i vranët dhe me shi

| 26 Sht 2022 | 08:22 | Nga

Të hënën në Kosovë pritet të ketë vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 e 8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 e 19 gradë celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, ka njoftuar IHK-ja të hënën.

Të ngjashme