Të hënën në Shqipëri do të nisë doza e tretë antiCOVID për të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç.
Në vendimet e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve u rekomanduar që për të gjithë të moshuarit mbi këtë moshë të marrin një dozë përforcuese të vaksinës antiCOVID.
Edhe të rinjtë mbi 16 vjeç do të mund të marrin vaksinën ndërsa fëmijët mbi 12 vjeç do i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.
Deri tani është vaksinuar 35 përqind e popullsisë, ndërsa janë imunizuar plotësisht me të dyja dozat 31 përqind e popullsisë shqiptare. Aktualisht në Shqipëri po vaksinohet me vaksinat Pfizer, Astra Zeneca dhe Coronavac.
Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur mbi 2 milionë e 500 mijë vaksina anti-Covid. Vaksinimi është i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç./tvklan