Ministria e Infrastrukturës, njofton kandidatët dhe autoshkollat për rifillimin e punës së NJPSH-ve me kandidatë, duke filluar nga 20 korrik konform lehtësimit të masave në zbatimin strikt të rekomandimeve të
Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, si në vijim:
- Zbatimin e masave anti Covid-19
dhe udhëzimeve të përgjithshme të IKSHPK-së dhe MSH (Manuali),
- Sipas rekomandimeve, të gjitha
njësitë do të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të tyre (zyre dhe salla),
- Pranimi i aplikacioneve do të
bëhet në respektim të distancës së mjaftueshme dhe masave mbrojtëse (maskës)
sipas rekomandimeve të IKSHPK-së (paku 1.5m2),
- Kandidatët për t’iu nënshtruar
provimit (teorik dhe praktik), obligohen që të jenë të pajisur me masa
mbrojtëse (maska) sipas rekomandimeve të IKSHPK-së,
- Kandidatët gjatë pritjes për hyrje
në provim dhe marrje të rezultatit, obligohen në respektimin strikt të
distancës fizike sipas rekomandimeve të IKSHPK-së,
- Numri i kandidatëve në salla do të
jetë në harmoni me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së për distancë fizike,
- Në hyrje të objekteve të NJPSH-ve
dhe salla, do të vendosen mbishkrimet për respektimin e masave për parandalimin
e përhapjes së virusit.
- Komunikimi i rezultatit të
provimit teorik do të bëhet jashtë sallës (deri sa bëhet dezinfektimi i
ambientit për terminin tjetër).
Zbatimi i masave
është obligativ dhe do të mbikqyret nga institucionet relevante.