Pas mbledhjes se kryesisë, shefi i grupit parlamentar te AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se seanca do të mbahet të hënën derisa tha se do ta kundërshtojnë në çdo mënyrë heqjen e tarifës ndaj Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj paralajmëroi edhe protesta.
“Seanca do të mbahet të hënën në ora 11:00. Për shkak të mungesës së deputetëve të mbahet 42 nënshkrime. Falënderoj deputetët që kanë mbledhur nënshkrimet që të jenë pjesë e këtij mocioni”.
“Jemi kundër heqjes së taksës derisa Serbia vazhdon avazin e vjetër në raport me Kosovën. Është një nënshtrim ndaj Serbisë, pasi nuk kemi pasur edhe asnjë dakordim me ShBA e as partneret e koalicionit. Do ta kundërshtojmë me gjitha mënyra përfshirë edhe protestat. Nuk është personale me kryeministrin aktual por me tregun e Serbisë”, tha ai.