Në qytetin e Vushtrrisë mbrëmë u konfirmuan edhe 2 raste të reja me Coronavirus. Të dy rastet janë̈ nga e njëjta familje, me banim në rrugën “2 Maji”. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë̈ së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vet izolim në shtëpinë e tyre. Mirëpo, sipas drejtorit të Shëndetësisë në Vushtrri, të dy këta persona janë mbi moshën 70-vjecare të cilët me anë të rregullores së MSH-së lirohen nga karantinimi në konvikte për tu izoluar kështu në shtëpi.
Megjithëkëtë, rastet e kontakteve të paralajmëruar dje për testim në Vushtrri, sipas IKShP-së nuk kanë arritur që të përfundohen. Rezultatet e tyre pritet që të dalin sot gjatë ditës.
“Rastet e kontakteve të paralajmruara sot për testim sipas informatave nga IKSHPK nuk kanë arritur të përfundohen sot ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër. Ju lutem qëndroni në shtëpi, mbane distancen dhe përdoreni mjetet mbrojtëse, kështu nuk e marrim e as nuk ja japim askujt virusin”, ka shkruar kreu i komunës Xhafer Tahiri.
Tetë raste me Koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë. Ndërkohë, nuk është raportuar asnjë i shëruar. Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë.
Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri).