Të jesh

Prishtinë | 11 Pri 2023 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Naxhije A Gashani)

Të jesh
nuk është vetëm frymëmarrje
jo vetëm ecje ndalim

Të jesh
është më tepër se ç’thuhet
të duhet më tepër se ç’duhet
gatitu të qëndrosh për zgjim

Të jesh
nuk është vetëm të mbash emër
jo vetëm pasthirrmë udhëve pakthim

Të jesh
është të kesh dashuri
zemër që preket dhimbjeve
është lot
është mall
është plagë
është përcëllim

Të jesh
është më tepër se ç’thuhet
të duhet dhe më tepër të ruhet
është lutje
është falje
është mbajtje premtim

Të jesh
nuk është vetëm frymim…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme