Të jesh pak budalla – çelësi i lumturisë, e thotë shkenca

Prishtinë | 08 Nën 2024 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

“Sa më pak të dish aq më mirë do jesh!”. Thënia është e vjetër por tashmë e mbështet edhe shkenca. Nëse ajo që bëjmë përditë nuk është tjetër veçse të menduarit, magazinimi i sa më shumë informacioneve, parashikimi i së ardhmes, ndoshta është më mirë që të mësojmë t’i dorëzohemi ‘armikut’: injorancës!

Pikërisht ky është çelësi i lumturisë, sipas studimit të Australian National University: “Vetëm injoranca mund të na dhurojë lumturinë e vërtetë”, shpjegon Michael Smithson, profesori i kërkimeve në shkollën e psikologjisë.

“Për të shijuar lirinë personale e keni të domosdoshme të mos njihni disa aspekte të jetës, qoftë asaj të tashme, qoftë së ardhmes! Nëse do dish se si do shkojë e gjithë e ardhmja jote, me siguri që vendimet e tua për të ardhmen do ndikoheshin”, pohon studimi.

Kurioziteti dhe kreativiteti ngacmohen te ne pikërisht për të mbushur boshllëqet: pikërisht për këtë arsye, sidomos artistët e artizanët, shkencëtarët apo sipërmarrësit, duhet ta mirëpresin injorancën dhe ta mbushin me ide të reja, shkruan ‘Living’. “Ka gjithmonë diçka të cilën e shpërfillim, të mos ishte kështu nuk do kishim asgjë për të zbuluar!”- shton studiuesi Smithson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme