Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona që janë duke qëndruar në karantinë në konviktet e studentëve në Prishtinë, kanë dëmtuar inventarin e dhomës.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur të premtën e 2 prillit ndërsa është akoma nën hetime.
Njoftimi i plotë:
“Qendra e Studenteve, Prishtinë 02.04.2020 – 21:20. Ankuesi mashkull kosovar përgjegjës i konviktit, ka informuar se në konvikte të studentëve që shfrytëzohet për karantinë, persona të pa njohur kanë dëmtuar inventarin. Rasti është duke u hetuar”