Ekonomia Online
FUNDIT

Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

Policia e Shtetit shqiptar njoftoi se ka arrestuar dy persona, banues në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim nga Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, të akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore. “Në qytetin e Tiranës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve R. B. dhe G. H., banues në Tiranë. Këta dy shtetas ishin […]

Policia e Shtetit shqiptar njoftoi se ka arrestuar dy persona, banues në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim nga Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, të akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore.

“Në qytetin e Tiranës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve R. B. dhe G. H., banues në Tiranë. Këta dy shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë, më datë 13.01.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës”, tha policia.

Shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës. Vijon puna për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Kosovës. 

Të ngjashme