Te Kosova po shpresojnë që të kenë në radhët e veta për ndeshjet vendimtare të tetorit dy yjet Milot Rashica e Vedat Muriqi.
Ndihmëstrajneri i parë i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë se shpresojnë që ata të grumbullohen më 5 tetor.
Kosova në Shkup luan kundër Maqedonisë së Veriut më 8 tetor në ndeshjen e plejofit për Euro 2020, ndërsa më 14 tetor në Athinë në kuadër të Ligës së Kombeve luan kundër Greqisë.
“Miloti së fundi i është bashkuar stërvitjeve në grup te klubi, për herë të parë që nga ndeshja me Moldavinë. Është lajm i mirë për ne. Po ashtu edhe Vedati i është bashkuar Lazios pas testimit negativ për coronavirus. Do të shikojmë situatën dhe shpresojmë që t’i kemi ata në grumbullim më 5 tetor”, ka thënë Muharrem Sahiti për KOHËN. “Shpresojmë në fitore në ndeshjen e radhës. Jemi të përqendruar maksimalisht”.