Mbi 100 persona do të kthehen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShAB) për tu vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Ata sipas procedurave pritet t’i nënshtrohen karantinimit, ku do të qëndrojë vetëm 7 ditë.
Menaxheri i Karantinës, Valdet Krasniqi, përmes telefonit i ka thanë Ekonomia Online se të kthyerit pritet që në orën 14:15 të mbërrijnë në Aeroportin e Prishtinës, kurse në Qendrën e Studentëve planifikohet që të mbërrijnë tek pas orës 16:00.