Sot 25 vite më parë është zhdukur pa gjurmë intelektuali, filozofi dhe profesori Ukshin Hoti.
Djali i tij, Andin Hoti, ka publikuar një letër të babait të tij, e cila ishte shkruar dhe dërguar vite më parë në adresë të familjarëve të Hotit.
“Të lutem shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua, pastaj edhe të tutë, të vëllezërve dhe të motrave, edhe prindërit. Përshëndeti të tjerët. U don vëllau Ukshini”, thuhet në letrën e Ukshin Hotit që i ishte dërguar dikujt prej familjarëve.
Mes tjerash në postim ai ka shkruar “një çerek shekulli në kërkim tëndin BABË”.