Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon se të martën, më 8 janar, do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes -10 gradë Celsius dhe -14 gradë Celsius. Ato maksimale parashihet të lëvizin mes -3 dhe -2 gradë Celsius.
Pritet të fryjë erë kryesisht nga verilindja.