Të martën e 10 shtatorit do të zhvillohet debati i parë presidencial mes dy kandidatëve për president, Kamala Harris dhe Donald Trump, kështu ka raportuar ABC News.
Kandidati i Republikanëve, Donald Trump dhe kandidatja e Demokratëve, Kamala Harris do jenë për herë të parë përballë njëri-tjetrit në një debat për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Debati për garën për president të ShBA-ve ishte mbajtur me datë 28 qershor të këtij viti, mirëpo Joe Biden ishte tërhequr nga gara për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, dhe kishte përzgjedhur zëvendës presidenten Kamala Harris për të vazhduar garën.
Zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbahen me 5 nëntor të këtij viti.