Të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci vijnë sonte në orën 22:15 në Prishtinë

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Të mbijetuarit e aksidentit tragjik që ndodhi të dielen në Slavonski Brod të Kroacisë do të vijnë sonte në mbrëmje në Prishtinë.

Aeroplani pritet që të aterojë rreth orës 22:15 në Aerportin “Adem Jashari”.

Kjo u bë e ditur nga burimet e Klan Kosovës brenda Aeroportit.

Si pasojë e aksidentit të së dieles kanë vdekur 10 persona ndërsa mbi 40 janë lënduar.

Siç është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, 26 nga të lënduarit janë liruar nga spitali e në trajtim janë ende 15 persona.

Njëri nga ta është në gjendje më të rëndë.

Më 25 korrik në Slavonski Brod të Kroacisë u aksidentua autobusi me targa të Kosovës që vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

Të ngjashme