Të mërkurën grevë në të gjitha institucionet shëndetësore

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës duke u bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 20.12.2018 njofton publikun e gjerë si dhe institucionet relevante të qeverisjes vendore  se të mërkurën me datë 26.12.2018,  do mbahet grevë 24 orëshe ne te gjitha Institucionet Shëndetësore te vendit.

Sipas njoftimit, greva fillon me 26.12.2018, në ora 7:00 të mëngjesit, dhe mbaron me 27.12.2018 në ora 7:00 të mëngjesit.

FSSHK, apelon që greva jonë të ketë përkrahjen e Institucioneve Shëndetësorë Private.

“Shfrytëzojmë rastin te falënderojmë akterët politik të cilët janë rreshtuar në përkrahje të kauzës tonë. Kërkesat tona janë kërkesa për ngritjen e mirëqenies sociale të punëtoreve shëndetësorë të cilat kërkesa duhet të implementohen nga Janari 2019”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se FSSHK ka kërkesat që të kalojë Ligji mbi pagat, duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe implementimi i Ligjit, të fillojë menjëherë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme