Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, pas bartjes së kompetencës nga niveli qendror në Komuna, për hapjen e çerdheve publike e private, përkitazi me situatën e pandemisë̈ COVID-19, mori vendim që nga dita e mërkurë̈ të hapen të gjitha çerdhet publike dhe private në Ferizaj.
Siç njofton komuna, funksionimi i këtyre çerdheve do të bëhet sipas protokollit të veçantë̈ që do t’iu komunikohet institucioneve parashkollore nga Drejtoria e Arsimit, për mbrojtje nga virusi COVID-19.