Të mërkurën Hoti do të jetë në tri interpelanca në Kuvend

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 14:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka shqyrtuar kërkesën e kryeministrit Hoti, që interpelancat e thirrura, pesë prej tyre të mbahen brenda një dite, raporton Ekonomia Online.

Por sipas Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani një gjë e tillë nuk është miratuar, pasi është e pamundur që të mbahen pesë interpelanca gjatë një seance.

Ajo ka thënë se është vendosur që të mërkurën të jenë tri interpelanca, ajo për pezullimin për anëtarësinë në organizata ndërkombëtare, Asociacioni dhe minishengeni.

Ndërsa, për dy interpelancat tjera Osmani ka thënë se do të koordinohen me zyrën e kryeministrit

Të ngjashme