Kuvendi i Kosovës të mërkurën do të mbajë seancë plenare.
Në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.
Komisioni për Integrim Evropian me gjashtë vota për e ka votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka votuar mëherët këtë projektligj, ndonëse ai më pastaj nuk ka kaluar në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.