Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkurën të mbahet seanca e Kuvendit, ku në rend dite do të jetë mocioni me 42 nënshkrime i deputetëve për rrëzimin e Qeverisë.
Lajmin e bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
“Seanca për mocionin mbahet të mërkurë në orë dhjetë”, tha Bajrami.
PDK-ja Janë 42 deputetë që kanë dhënë nënshkrimet e tyre për thirrjen e seancës për mosbesim ndaj Qeverisë. E për t’u shkarkuar Qeveria, nevojiten mbi 61 vota.
Ditëve të fundit është spekuluar mundësia e prishjes së koalicionit PDK-LDK.
Mocionin e opozitës e kanë nënshkruar dhe disa deputetë të PDK-së. Kurse, rreth 16 deputetë të LDK-së nuk po e përkrahin ratifikimin e demarkacionit, bllokimi i të cilit mund të bëhet shkas për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.