Të mërzitur nga karantina, qytetarët e Kavajës i’a mësyjnë plazhit

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria ka hyrë në javën e tetë të shtrëngimit të masave në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

Qytetarët duket se janë lodhur tashmë nga të ndejturit brenda.

Këtë e tregon mbushja e parqeve dhe rrugëve sa herë jepet ndonjë orë liri për të lëvizur, ndërsa me ngrohjen e motit shumë kanë preferuar tashmë edhe detin, raporton abcnews.al.

Në fotot e publikuara nga LSA duken dhjetra qytetarë që kanë filluar plazhin në në zonën nga Golemi në Shkëmbin e Kavajës, një formë e shlodhjes kjo pas tetë javëve karantinë.

Madje, ka prej plazhisteve që kanë hequr reçipetat për një nxirje uniformë.

Të ngjashme