Të mirat dhe të këqijat e Qeverisë Hoti

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 14:25 | Nga Faton Abdullahu

Qeveria Hoti mund të jetë më e mirë se ajo Kurti, por do të jetë larg nga e mira. A kam të drejtë të konstatoj kështu apo duhet pritur 100 ditëshin tradicional. Megjithëkëtë ka fakte për të dëshmuar disa gjëra qysh tani.

NEGATIVE

• Qeveria Hoti nuk përbëhet nga shumica shqiptare. Kjo shumicë mbetet jashtë kesaj Qeverie.
• Qeveria Hoti që të mos jetë Qeveri koti duhet të ketë ndihmë të madhe nga SHBA-t, BE-ja por edhe një pjesë e madhe e opozitës.
• Lista Serbe do të ketë ndikim krucial dhe në rast dialogut me Serbinë kjo bëhet shumë e dëmshme.
• Është Qeveri minore (mezi 61 vota) gjë që do të jetë shumë e vështirë për të quar përpara shumë procese.

POZITIVE

• Gjasat janë që Qeveria Hoti të mos jetë e përçarë aq sa ka qenë Qeveria Kurti.
• Ta menaxhojë situatën e pandemisë më mirë se Qeveria Kurti për aq sa nuk do të jenë të përçarë dhe jo kooperues.
• Të mos vazhdojnë t’i ftohin raportet tona me SHBA-t, por ta rikthejnë çështjen e Kosovës në agjendën e Uashingtonit zyrtar.

Të ngjashme