Herën tjetër kur të hash një masë boronicash, mund të mendosh se ato duhet t’i ndash edhe me qenin tënd.Falë vlerës së tyre ushqyese dhe madhësisë së vogël, boronicat janë një trajtim i madh për qentë.Boronica është e ulët në kalori dhe përmban sasi të mëdha të vitaminës C, fibrave, fitokemikave (përbërje kimike natyrale që gjenden në bimë) dhe antioksidantë.
Boronicat u ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira, të cilat janë përgjegjëse për dëmtimin qelizor dhe molekular tek qentë.
Një bonus shtesë është se studimet tregojnë se shtimi i antioksidantëve në dietën e një qeni redukton efektet e plakjes së trurit, gjë që është një lajm i mirë për ata që kanë qen më të vjetër.
Nëse keni vendosur që qenit të juaj t’i jepni boronica, është mirë të shkoni tek veterinary të ju jep një recet të ciles duheni t’i përmbaheni.