Ndonëse qepët ju bëjnë të qajnë ato munden të u ndryshojnë shëndetin.
Pasi ato përmbajnë vitaminën C, komponimet sulfurike, flavonoidet dhe fitokemikatet.
“Qepët janë shumë të shëndetshme”, tha Victoria Jarzabkowski, një nutritioniste me Institutin e Teksasit në Universitetin e Teksasit në Austin.
Sipas Jarzabkowski, qepët kanë dobi për shëndetin e zemrës, duke përfshirë uljen e presionit të gjakut dhe uljen e rrezikut të sulmit në zemër.
Po ashtu qepa mund të ndihmojë në reduktimin e qelizave të kancerit në tumoret e gjirit, zorrës së trashë, prostatës, dhe tumoreve të mushkërive.
Qepët mund të u ndihmojnë për të çlodhur muskujt e rrugëve të frymëmarrjes dhe lehtëson simptomat e astmës, sipas një studimi të vitit 2013 në Journal Amerikane të Fiziologjisë.