Ata janë të dëshpëruar. Qe me shume se nje vit, i kane degjur lajmet e thashethemet. Diskutimet e informacionet se ky virus po i merr te moshuarit. Shume nga moshataret e tyre kane ikur. Secilit prej tyre u mungon dikush qe ka vdeke si rezultat i COVID.
Sot, ata ia kane mesyer qendres se vaksinimit me shpresen se do te shpetojne nga makthi.
Qeveria e kifleve, qe nuk blene vaksina sepse eshte duke u marr me situaten politike ne Shqiperi, i akuzon per mungese kulture e durimi.
Kjo gjenerate e kane kaluar nje jete te tere duke pritur. Duke pritur qe te clirohemi. Duke pritur qe te pavaresohemi. Sot ata ende presin. Presin ne radhe sa here u duhet qe te shkojne per te deshmuar se jane gjalle qe t’u vazhdohet pensioni. Presin se do te behet mire nje dite. Dhe jeta u iken derisa jane duke pritur.
Edhe ne Paris do te krijoheshin pritje te ngjashme ne mungese organizimi. Vetem se atje per dallim nga ketu do te jepte doreheqje ndonje minister.