Të moshuarit kthehen në Shtëpinë e të Moshuarve që u përfshi nga zjarri në Prishtinë

Prishtinë | 21 Shk 2024 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Të moshuarit janë kthyer sot në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë dy ditë pas shpërthimit të zjarrit në këtë objekt.

Për gjatë kësaj periudhe ata kanë qenë të vendosur në një hotel.

Në vendin e ngjarjes doli Policia, e cila njoftoi se flakëve iu shpëtuan të gjithë, duke raportuar se nuk ka asnjë të lënduar.

Dyshimet e para të Prokurorisë janë që zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e njëri prej banorëve të këtij institucioni.

Prandaj, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga pakujdesia”.

Burimet brenda Shtëpisë i thanë Kiks Kosova se dyshohet se zjarri u shkaktua nga një cigare. 

Të ngjashme