Me sezonin turistik të verës pranë dhe me koronavirusin drejt zhdukjes, prioriteti kryesor i qeverive mbeten plazhet. Shumë vende janë duke ndjekur një protokoll strikt, për të ruajtur sigurinë dhe distancën mes pushuesve.
Një hap të tillë ka ndërmarrë dhe Franca, e cila është një nga vendet më të prekura nga kjo pandemi. Në plazhet e Francës, janë vendosur në dispozicion hapësira katrore, të rrethuara nga litarë të trashë. Kjo shikohet si një mënyrë shumë e mirë për të ruajtur pushuesit nga një infektim i mundshëm.
“Ne po pretendojmë se kemi gjetur një zgjidhje të përsosur për të apasionuarit pas plazhit. Në këtë model mjafton vetëm që të vendosni peshqirin tuaj për t’u mbrojtur nga dielli dhe mos u shqetësoni aspak për shëndetin tuaj”, u shpreh një zyrtar lokal në Francë.