Të paktën 11 të vrarë në protestat e reja në Birmani

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 11 qytetarë janë vrarë në veriperëndim të Birmanisë në trazirat që po vazhdojnë, prej se ushtria mori kontrollin mbi vendin.

Demostruesit po u kundërpërgjigjen forcave të sigurisë me pushkë gjuetie dhe bomba molotovi, shkruan “AlJazeera” të enjten.

Sipas portaleve lokale në Birmani, në qytetin Taze zbarkuan gjatë ditës së enjte gjashtë kamionë me ushtarë për të shtypur protestat. Kur protestuesit nisin të gjuajnë me pushkë gjuetie e mjete të tjera, mbërritën edhe pesë kamionë të tjerë me ushtarë si përforcim.

Deri më tash, raportohet se janë vrarë mbi 600 civilë në protestat kundër juntës ushtarake që mori kontrollin e vendit përmes grusht-shtetit më 1 shkurt, duke e rrëzuar lideren Aung San Suu Kyi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme