Të paktën 18 njerëz kanë vdekur derisa kanë marrë pjesë në një funeral në Indi, kur kulmi nën strehën ku po qëndronin u shemb mbi ta gjatë reshjeve të mëdha, ka thënë një polic.
Rreth 40 njerëz ishin mbledhur nën një strehë për një ceremoni mortore në distriktin Ghaziabad, kur ajo u shemb duke zënë brenda rrënojave disa prej njerëzve, raporton Reuters.
Ekipet e shpëtimin kanë shfrytëzuar edhe qentë për të nuhatur të mbijetuar, të cilët u dërguan në spital, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Shkaku i shembjes nuk u bë i ditur menjëherë, por autoritetet do ta hetojnë rastin.