Të paktën 18 të vrarë në sulmin izraelit në Libanin verior

Prishtinë | 14 Tet 2024 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Izraeli zgjeroi objektivat e tij në luftën e tij me Hezbollahun Liban të hënën, duke vrarë të paktën 18 persona në sulmin e tij të parë në qytetin Aitou, i cili është në veri dhe me shumicë të krishterë.

Kështu tha tha Kryqi i Kuq, raporton Reuters.

Deri më tani fokusi kryesor i operacioneve ushtarake të Izraelit në Liban ka qenë në jug, luginën lindore Bekaa dhe periferitë e Bejrutit.

Sulmi në rajonin verior goditi një shtëpi që ishte marrë me qira për familjet e zhvendosura, tha kryetari i bashkisë Aitou Joseph Trad për Reuters.

Përveç vdekjeve, katër persona u plagosën, tha Kryqi i Kuq.

Të ngjashme