Të paktën 36 persona vdiqën nga rrufeja e moti i lig në Indi

Prishtinë | 25 Sht 2022 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Moti i lig dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet.

Të paktën 24 prej tyre vdiqën kur shtëpitë iu shembën nga reshjet e vazhdueshme.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, 12 persona u vranë nga rrufeja, përfshirë një djalë 15-vjeçar, i cili sapo ishte ngjitur në çatinë e një shtëpie.

Rrufeja është një dukuri e zakonshme në Indi gjatë sezonit të musonit, i cili zgjat nga qershori deri në shtator.

Shkencëtarët indianë, pretendojnë se ndryshimet klimatike kanë rritur numrin e goditjeve të rrufesë, shumë prej të cilave janë vdekjeprurëse.

Të ngjashme