Të paktën 40 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi afër një salle dasmash në kryqytetin e Afganistanit, Kabul, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë.
Të paktën 60 persona tjerë është raportuar të jenë plagosur në këtë shpërthim.
Shërbimet e emergjencës është raportuar se kanë dërguar të plagosurit në spitale.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish i ka thënë Radios Evropa e Lirë se shpërthimi është kryer nga një sulmues vetëvrasës që ka shënjestruar një mbledhje të studiuesve fetarë në një sallë dasmash, të cilët kanë qenë duke festuar ditëlindjen e Profetit Muhamed.
Talibanët ashtu edhe grupi militant, Shteti Islamik kanë kryer sulme të rregullta me bomba në Afganistan.