Të paktën 46 persona humbën jetën pas përmbytjeve në Indi

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 46 persona kanë vdekur nga përmbytjet të shkaktuara nga shirat e dendur në shtetin verior indian të Uttarakhand.

Imazhet dhe videot nga zona tregojnë rrugë të përmbytura, shtëpia të fundosura dhe ura të rrëzuara.

Ekspertët thonë se shteti i Himalajeve, një zonë e njohur turistike, po sheh efektet e ndryshimit të klimës dhe ndërtimit të shfrenuar.

Përmbytjet kanë prekur gjithashtu shtetin jugor të Kerala-s, ku të paktën 26 persona janë mbytur ditëve të fundit.

Të dyja shtetet, kanë regjistruar reshje të tepërta këtë vit, sipas të dhënave nga departamenti i motit në Indi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme