Të paktën 5 civilë u vranë në sulmin më vdekjeprurës në Kabul që nga dalja e SHBA

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Vriten të paktën pesë civilë në Kabul që nga dalja e SHBA-së

Pesë civilë janë vrarë në një shpërthim bombe në hyrje të një xhamie në Kabul këtë të diel.

Kështu ka bërë të ditur një zyrtar taliban, duke thënë se ky është sulmi më vdekjeprurës në kryeqytetin afgan që prej largimit të forcave amerikane në fund të gushtit.

Për këtë sulm janë tre personat të dyshuar të cilët janë arrestuar, ka thënë zëdhënësi zyrtar i talibanëve, transmeton Klankosova.tv.

Në nga banorët e Kabulit, i cili ishte edhe dëshmitar në këtë rast tha se kishte dëgjuar një zhurmë të madhe dhe kishte parë njerëz të cilët po iknin.

Një spital urgjence i financuar nga Italia në Kabul shkroi në Tëitter se kishte marrë katër persona të plagosur nga shpërthimi.

Të ngjashme