Të paktën 73 persona janë vrarë në përpjekjen për të kapur “El Mencho”, mes frikës nga valët e dhunës në shenjë hakmarrjeje.
“El Mencho”, emri i vërtetë i të cilit është Nemesio Ruben Oseguera Cervantes, u vra në shtetin perëndimor të Jaliscos-s.
Numri i të vrarëve, i cili pritet të rritet, u mor nga zyrtarët e sigurisë dhe përfshinte forcat e sigurisë, anëtarë të dyshuar të kartelit dhe të tjerë, shkruan Metro.uk.
Në një vend tjetër në Jalisco, ushtarët vranë gjithashtu një anëtar tjetër të lartë të kartelit. Më shumë se 1 mijë persona mbetën të bllokuar gjatë natës në kopshtin zoologjik të Guadalajara-s, ku fjetën në autobusë.
Sekretari i Mbrojtjes i Meksikës, Omar García Harfuch, tha se 70 persona në shtatë shtete në të gjithë vendin janë arrestuar.