UNICEF ka konfirmuar se të paktën gjashtë fëmijë janë vrarë nga sulmi i SHBA-së që vrau liderin e ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.
Organizata nuk i referohet sulmit të urdhëruar nga presidenti Biden, por raporti është nga i njëjti qytet, Atme, dhe përmend “dhunë të rëndë”.
“UNICEF konfirmon se të paktën gjashtë fëmijë u vranë dhe një vajzë u plagos rëndë gjatë natës në qytetin kufitar [Atme] në veriperëndim të Sirisë për shkak të dhunës së rëndë”, tha Bertrand Bainvel, ushtrues detyre i Drejtorit Rajonal nga UNICEF-it për Lindjen e Mesme.
“Sipas raportimeve, zonat e populluara nga civilët janë dëmtuar rëndë”, shtoi tutje ai.
Të paktën 13 persona u vranë, mes tyre gjashtë fëmijë dhe katër gra, në përleshjet dhe bombardimet që ndodhën pas një lëshimi ajror amerikan sipas shërbimit lokal të shpëtimit të Helmetave të Bardha.