Të paktën katër të vdekur pas një tërmeti të fuqishëm në Papua të Guinesë së Re

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Papua Guinenë e Re të dielën duke vrarë të paktën katër persona, duke plagosur të tjerë dhe duke dëmtuar pronat dhe infrastrukturën thelbësore.

Tërmeti goditi rreth 67 kilometra në lindje të Kainantu dhe 80 kilometra në veri-perëndim të Lae në rajonin lindor, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Tërmeti ndodhi rreth orës 9:45 të mëngjesit me kohën lokale, por u ndje rreth 500 kilometra larg në kryeqyteti i Port Moresby.

Shkalla e plotë e dëmit nuk ishte e qartë pasi vendndodhja e tërmetit ishte e largët.

Të ngjashme