Eminem ka fituar Oscar, Grammy (për kategori të ndryshme), si dhe ka marrë kurorën për “Artistin e Dekadës”, nga Billboard Award (2000-2010) si dhe ka shitur miliona albume ë mbarë botën. Gjenialiteti i tij si tekst shkrues dhe ekspertiza e tij në mikrofon nuk mund të mohohet assesi.
Po flasim për Marshall Mathers, i njohur ndryshe si Eminem, i cili megjithatë ka disa fakte të çuditshme nga jeta e tij që e tregojnë anën jo shumë të njohur të tij si njeri.
Këto janë 10 fakte për “Slim Shadyn” e vërtetë.
Si fëmijë, Eminemi ishte rrahur aq keq nga një ngacmues sa që i kishte rënë të fikët në banjon e shkollës së tij dhe pastaj kishte qëndruar në koma për një kohë. Kjo ka ndodhur për shkak se ai ishte një fëmijë i bardhë që është rritur në një lagje që ishte e banuar kryesisht nga zezakët.
Tani e dimë pse është kaq i mirë me tekste. Si një muzikant i ri para se të arrinte majat, Eminemi shikonte në faqet e fjalorit që të bënte rima komplekse që të tjerët nuk i bënin.
Kur Marshall e ka fituar çmimin Oscar për këngën ‘Lose Yourself’ ai nuk ka qenë prezent në ndarjen e çmimeve. Në vend të kësaj ai ishte duke fjetur në krevatin e tij në Detroid, pasi që kishte shikuar filma vizatimor me vajzën e tij.
Jo njëherë, as dy herë por saktësisht tre herë. Ai nuk ka kaluar klasën e nëntë 3 herë para se të braktiste shkollën e mesme. Kush e di , ndoshta shumica prej nesh jemi më të mençur se Eminemi.
Kënga e cila e ka inspiruar Eminemin të fillojë karrierën e tij në HIP HOP është “Reckless”, nga Ice T. Paramendoni botën pa Eminemin sikur ajo këngë të mos ishte publikuar.
Edhe pse ai ka bërë beteja publike në Hip Hop me reperë të shumtë me tekste të vrazhda, Eminemi në realitet nuk është aq i zhurmshëm si mund ta paramendojmë. Si fëmijë artisti ishte një person i mbyllur në vetvete dhe iu ka dashur të ndërrojë shumë vendbanime si dhe shkolla. Slim Shady asnjëherë nuk ka pasur shumë miq dhe ka qëndruar më shumë i vetmuar.
Ky artist pandërprerë mban shënime apo shkruan diçka nëpër fletore që i mban përreth. Edhe pasi i kishte përfunduar gjirimet për filmin ‘8 Mile’, ai i ka vendosur dëgjueset dhe ka filluar të shkruajë rima. Diçka e mrekullueshme doli nga ajo , pra kënga ‘Lose Yourself’.
Kur Dr. Dre kishte dëgjuar incizimin e Eminem për herë të parë ai ishte impresionuar nga aftësitë rimuese të tij dhe pa hezitim kishte lënë një takim për ta takuar artistin asokohe. Në takimin e tyre të parë , Dre dhe të gjithë të tjerët ishin shokuar se Eminem në fakt ishte i bardhë.
Po të mos ta merrte emergjenca pas një mbidoze të drogës nga Eminem ai do të vdiste në vitin 2006. Artisti që ishte në mbidozë do të vdiste po të arrinte vetëm dy orë më vonë në spital pasi organet e tij kishin filluar të dështonin.
Ai kishte refuzuar të këndonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar pasi që ata donin që ai të këndonte një version të pastër të këngës ‘Lose Yourself’.