Dje rreth orës 13:25, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, gjatë një kontrolle fizike të një të paraburgosuri nga oficeret korrektues, në prezencën e dy zyrtarëve policor, në rrobat e të paraburgosurit janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.
Lidhur me këtë rast, oficeret korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe me njëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës.
Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare rritjen e nivelit të sigurisë.