Të parat fotografi nga Berlini, Rama i poston me Kurtin

Prishtinë | 14 Tet 2022 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Berlin për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.

Rama në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë disa fotografi nga ky kongres dhe të parat janë me Kurtin, njofton Klan Kosova.

I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionarë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë.

Me moton “Me guxim. Për Evropën” do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.

Të ngjashme