Të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik në gjendje të rëndë

Prishtinë | 17 Mar 2025 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në Veternik po marrin trajtimin shëndetësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Për gjendjen e tyre, ka folur mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku. Ka thënë se gjendja e tyre është e rëndë.  

“Po ka ora 11 ka ardhur një pacient i plagosur me armë zjarri. I cili është trajtuar pas reaniminit në sallë operative, është punuar dhe gjendet në mjekimin intensiv. Edhe ka ora 12 e kemi pasur edhe një tjetër i cili gjithashtu është reanimuar për momentin është në sallë operative. Regjioni (i plagosur) është i abdomenit i pari të i dyti është edhe në këmbë. Gjendje e rendë janë, plagosje me armë zjarri ka qenë”, ka thënë ai.

Të ngjashme