Të plagosurit para luftës kërkojnë të barazohen me invalidët, përkrahen nga deputetët

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 10:54 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka diskutuar për statusin e personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësues i shoqatës së të plagosurve në demonstrata para luftës, Naim Zhitia tha se ata kërkojnë të iu njihet kontributi duke hyrë në një nivel me kategoritë e invalidëve të luftës.

“Kërkojmë të na njihet e drejta jonë dhe mendojmë që të plagosurit në demonstrata kanë dashtë të dalin dhe të mbështesin fuqimisht dhe ne kërkuar të drejtat e popullit tonë. Andaj kërkojmë që kjo e drejtë të na njihet kjo e drejtë”.

Ndërsa Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se kjo kategori nuk janë të përfshirë në përkufizimet e ligjit duke shtuar se për ta ndodhur kjo duhet të bëhet plotësim-ndryshimi i ligjit.

“Këto kategori nuk janë përfshirë në përkufizimet e ligjit dhe të gjitha kategorive të tjera u njihet e drejta e kontributit të luftës”.

“Ky ligj ka pësuar ndryshme ku janë përfshirë edhe personat e dhunuar gjatë kohës së luftës. Njëra prej opsioneve nëse ekziston vullneti politik duhet të bëhet një plotësim i ligjit për kategori të këtyre personave”.

Naser Behrami, i plagosur gjatë kohës së luftës, tha se duhet të iu njihet kjo e drejtë legjitime sepse sipas tij, plagët e invalidëve kanë vlerën e saj.

“Ne kemi menduar që kemi shtet dhe institucione dhe na përfshijnë në ligj si persona të plagosur kemi menduar që do na përfshijnë në të drejtat tona dhe mendoj që kjo duhet të ndodhë. Prej pas luftës e gjithë situata këtu ka filluar mbrapsht, ne nuk duam as më shumë e as më pak vetëm të njihemi si kategori sipas ligjit.

“Rregullojeni ligjin dhe përfshina në këtë kategori pasi nuk jemi shumë. Kërkojmë nga ky komision që të na njihet kjo e drejtë e jona legjitime sepse plagët e invalidëve kanë vlerën e saj dhe ne nuk kërkojmë asgjë më shumë vetëm të na njihet e drejta jonë”.

Kjo kategori e këtyre personave morri edhe përkrahjen e anëtarëve të komisionit, raporton EO.

“Kjo është një e drejtë e ngritur e vonuar por në këtë rast iu mbështesë 100 për qind. Ne duhet të ndjekim rrugën më të shpejtë për mundësitë ligjore për kërkesën tuaj”, tha deputetja Teuta Haxhiu nga AAK.

Të ngjashme