Të poshtër dhe të pafytyrë!

Prishtinë | 01 Dhj 2025 | 14:24 | Nga Behxhet Shala

Për Festën e Flamurit Kombëtar u organizuan shumë aktivitete, në Shqipëri ku është
edhe vendlindja e kësaj feste dhe gjithkund ku jetojnë shqiptarët. Që nga viti 1912 kur u
shpallë pavarësia në Vlorë kjo datë dhe kjo ditë shënohet di dita më e rëndësishme e
shqiptarëve. Nuk ka ndjenjë më të fuqishme dhe nuk ka sakrificë që nuk ia ka vlejtur në
të kaluarën të bëhet për shënimin e kësaj dite… me një dëshirë dhe me një qëllim. Po
në Kosovë, si u festua Dita e Flamurit ? Ishte festa e horrave dhe u festua nga horrat.
Të shkojmë radhazi :

  1. Prekazi është kryeqyteti i luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës. Për çdo patriot , për
    çdo ish të burgosur politikë , për çdo luftëtar të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e
    Kosovës , për çdo sakrifikues për çështje kombëtare , për çdo ninullë lirie , për çdo
    tregim trimërie , për çdo lot nëne ..! Thjesht , Prekazi ishte vendlindja kombëtare ,
    ushtarake dhe vendflijimi i Komandantit Legjendar Adem Jashari bashkë me
    bashkëkuftëtarë , të moshuar , ushtarë , gra dhe fëmijë , disa shekuj të përmbledhur
    që u sakrifikuan për tre ditë.
    Prekazi ishte orakulli i frymëzimit dhe edukimit kombëtar me ligjëruesin e përjetshëm ,
    kuptimin dhe përmbajtjen e luftës për liri dhe bashkim kombëtar Bacë Adem Demaçi .
    Një Adem e krijoi botën dhe njerëzimin , dy ADEMA i dhanë kuptim luftës për liri dhe
    sakrificës . Hekuran parmilitari , Zdravo Mimoza , Besnik Rrrenc Bislimi , Dimal
    Arsovska , Rozeta Mielli dhe mbetje tjera antikombëtare ishin në një foto ” familjare “
    para vendprehjes së amshueshme të Komandantit Legjendar Adem Jashari. Shiheni
    me kujdes këtë foto dhe gjeni çfarëdo ndërlidhje me luftën e UÇK – së apo çështjen
    kombëtare , personalisht apo familjarisht ! Nuk e gjeni edhe nëse ktheheni deri te koha
    e Skendërbeut . Përveç se mund të gjeni urryes të UÇK – së , denoncues dhe sabotues
    të luftës dhe zgjatim biologjik të udbashëve jugosllavë dhe serbë .
  2. Në Shkodrën e Oso Kukës dhe Shtatë Shaljanëve , në emër të patriotizmit shkuan :
    predidentja personale e Albin Kurthit dhe Mjerani i Parë. Sikur të ishin pasardhës të
    Agronit dhe Teutës e jo përfitues të çastit që asgjë nuk kanë me çështjen kombëtare .
    Mjerani i Parë kishte vendosur plisin sikur ta kishte amanet nga Marash Cali . Çfarë
    ordineri !
  3. Në Lezhë , Dimal Arsovska bëri përpjekje , si Gjykata Speciale Raciste ta rishkruaj
    historinë e shqiptarëve dhe Shqipërisë , tha se Skënderbeu e ka ngritë flamurin në
    Lezhë. Nëse e kemi parasysh përcaktimin e tij politik dhe kombëtar , si alter ego e
    Arsovskës , nuk isha befasuar edhe po të thoshte se Goce Delçevi e ka ngritë flamurin
    kombëtar. Ky kokërr injoranti ! Dhe
  4. Në vendlindjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe tokës së shenjt të shqiptarëve ishte
    trojka e VV – së , kinse për ta festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në kohën kur
    marëdhëniet i kanë më të mira me Serbinë se me Shqipërinë. Lenka Haxhiu dhe
    Donika Shvarc paradoksalisht kishin kostume kuq e zi ndërkaq dezertori i ndyrë i luftës
    e që sigurisht e ka edhe statusin e veteranit të luftës ishte veshur me një mantel si
    agjentët e sigurimit të shteteve komuniste. Asnjëri prej tyre nuk kanë asnjë kontribut
    kombëtar përveç se kombëtarizmin e kanë të trashëguar nga parardhësit bioligjikë .
    Këtu përfundon patriotizmi i tyre. Trashëgiminë kombëtare e kanë përdorur dhe
    keqpërdorur për pushtet, për asgjë tjetër ! Me ta ishte edhe nëna greke e VV-së por ,
    pasi në Shqipëri nuk ka vend as për nevoja fizioligjike , ka shkuar te babai i saj politik
    Fredi Belerisë për ta qëndisur flamurin e Vorio Epirit në Himarë. Kjo patriote e VV-së !
    Albin Kurthi iku nga Kosova gjatë festës dhe shkoi në Maltë në takimin e
    Internacionales socialiste . Kështu e bënë ky bashkimin kombëtar . Mashtruesi !
    Prej këtyre emrave që i përmenda , ma gjeni dikend që ka kontribuar për lirinë e
    Kosovës përveç se e kanë dëmtuar Kosovën , Shqipërinë dhe trojet shqiptare duke
    ndarë e përçarë shqiptarët si askush para tyre.
    Albin Kurthi ka qenë i vetmi politikan që pas përfundimit të luftës , pa u penguar nga
    askush ( nuk kishte opozitë ) të bëjë gjëra të mira për Kosovën dhe Shqiptarët . Asgjë
    nuk bëri mirë ! Mitrovicën e Veriut nuk e çliroi ( ishte çliruar në vitin 1999 ) , nuk e futi
    nën sovranitet . Me marrëveshjen antikombëtare dhe antishtetërore të Brukselit dhe
    Ohrit , si vlerë të shtuar të Asociacionit e futi edhe vetëmenaxhimin , Rezolutën 1244
    dhe Arbitrazhin . Vetëm i çmenduri mund ta bëjë këtë ! Faktikisht e ka federalizuar
    Kosovën ku serbët fitojnë autonomi territoriale dhe politike . Tash ndërkombëtarët nuk
    po e kërkojnë vetëm Asociacionin por më shumë e kërkojnë Vetmenaxhimin . Kjo do të
    qëndrojë si shpata e Demokleut mbi qafën e çdo qeverie dhe çdo gjë do të kushtëzohet
    me te. Kurthi po mundohet të mobilizojë votuesit me ” armiqësi ” ndaj Listës Serbe të
    cilën në fakt e kanë pasur dhe e kanë partnerin më të besueshëm në çastet më të
    rënda dhe delikate për regjimin autokrat të Kurthit. Kujtojeni si u zgjodhë presidente
    personale e Kurthit Vojsa Osmani me ndihmën bujare të Listës Serbe. Apo , si u
    bllokuan ligjet kundër veteranëve të luftës nga trojka vëllazërore Radojiçiq – Simiq dhe
    Mimoza Kusari , seksere personale e Kurthit në këto allishverishe antikombëtare .
    Përdorimi i Listës Serbe kundër opozitës për zgjedhje të 28 dhjetorit është pordhë e
    ftohtë e Kurthit . Qendër e kësaj lufte është KQZ që udhëhiqet nga Picimul Radonçiqi e
    që emrin konspirativ e paska Kreshnik . Merreni me mend kur nuk ka guxim as të
    pëshurret pa fermanin e ” skifterëve ” të VV – së. Si zot shtëpie nuk ka guxim të marrë
    në mbrojtje anëtarët që po i dhunohen . Pranoi që edhe restoranet , kafenetën, shtëpitë
    publike dhe pufët sikur edhe objektet fetate të bëhen vendvotime jashtë vendit në kohën
    kur ambasadat dhe përfaqësitë konsulare janë shndërruar në qendra të prostitucionit
    diplomatik . Çdonjëri që nuk pranon të bëhet pjesë e orgjive diplomatike të pushtetit, largohet . Ose bëheni prostitutë e regjimit , ose nëse mbroni parime dhe integritet njerëzor , profesional dhe moral , si Vehbi Miftari në Vatikan , i bëni gati valixhet. Kush do të besonte se 26 vite pas përfundimit të luftës , ata që e bënë luftën, e sollën lirinë , e shpallën pavarësinë , e krijuan shtetin dhe e afirmuan në skenën ndërkombëtare do të përballen me një proces të kriminalizuar të ” drejtësisë ndërkombëtare ” , të përkrahur nga pushteti aktual , festën e Shenjt për shqiptarët do ta presin në Burgun e Hagës duke u provokuar edhe me 28 Nëntor nga kriminelët ndërkombëtar dhe bashibozukët e tyre në Prishtinë që nuk lanë vend të shenjt pa përdhosur, në Prekaz, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë !A keni dëgjuar që dikush e përmendi Bacë Adem Demaçin për 28 Nëntor ?! Jo , madjeas ” nxënësi i tij politik , Albin Kurthi …”!Të pafytyrë dhe të poshtër !

Të ngjashme