Përveç Superligës së Kosovës në futboll, këtë sezon interesant pritet të jetë edhe lufta për ta fituar Kupën e Kosovës.
Tashmë bëhet e ditur që ditën e premte në ora 13:00 do të ngrehet shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës.
Në short janë ekipet nga Superliga, Liga e Parë dhe dy ekipe të Ligës së Dytë, gjithsejtë 32 skuadra do të jenë pjesë e shortit.
Kujtojmë që vitin e kaluar Kupën e Kosovës e ka fituar skuadra kryeqytetase, Prishtina, e cila e kishte mposhtur Ballkanin.
Vlen të theksohet se fituesi i Kupës së Kosovës do të marrë pjesë në Ligën e Evropës për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi