Xhiroja e 24-t e Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt) fillon me derbin mes Rahovecit dhe Prishtinës.
Kjo ndeshje zhvillohet të premten prej orës 20:00 në Rahovec.
Skuadra vendase është në krizë rezultatesh dhe do të mundohet të dal prej saj pikërisht në derbin ndaj Prishtinës.
Ndërkohë skuadra kryeqytetase ka reaguar së fundi pas një serie negative dhe do të mundohet të vazhdojë ngritjen.
Ndeshja vlerësohet me peshë të madhe në garën për plejof. Aktualisht Prishtina është e treta me 23 pikë. Rahoveci është i pesti me 21 pikë dhe synon fitoren për t’u barazuar me pikë me skuadrën prishtinase.
Xhiroja e 24-t vazhdon të shtunën me ndeshjen Kastrioti – Trepça, që zhvillohet prej orës 17:00. Të dielën prej orës 20:30 është takimi tjetër interesant, Vushtrria – Besa Famgas. Vushtrriasit do të mundohen t’ia shkaktojnë humbjen e parë lideres, Besës.