Të premten dhe të shtunën dezinsektohen hapësirat publike në Drenas dhe Komoran

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë,  të premten dhe të shtunën në mbrëmje do të filloj implementimin e projektit për dezinsektimin e qendrës së qytetit në Drenas dhe qendrës së Komoranit. Ky projekt do të realizohet nga kompania e kontraktuar nga DSHPE-ja dhe është në kuadër të projektit të intervenimeve emergjente.

Dezinsektimi i qendrës së qytetit në Drenas do të fillon me datën 28.06.2019 ( e premte ) prej orës 20:00, ndërsa në qendër të Komoranit me datën 29.06.2019 ( e shtunë ) prej orës 20:00.

Prandaj të gjithë qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të mos dalin në shëtitje në hapësirat publike ( shesh, parkingje, trotuare etj ) në këto orë kur edhe bëhet dezinsektimi dhe të mbyllin dritaret e shtëpive dhe banesave.

Ndërsa të gjithë bletarët këshillohen që të mos lëshojnë bletët e tyre dy ditë pas dezinsektimit.

Drejtoria e Shërbimeve Publike do të bëjë njoftimin edhe përmes megafonit ne ditën e aksionit, ndaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët gjatë realizimit të këtij projekti.

Të ngjashme