Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë për medie është deklaruar shefja e Grupi i Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. Ajo tha se të premten do të mbahen dy seanca, e që njëra prej tyre është për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.
Se a ka pozita mbështetjen e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, Kusari-Lila tha se do të zhvillojnë takim koordinues me shefat e Grupeve Parlamentare që marrëveshjet të marrin mbështetjen.
“Të premten të kemi dy seanca, seanca e parë në ora 11:00 edhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, përderisa pas përmbylljes së seancës me vazhdimin e pikave do të fillojmë me një seancë të re do të ketë në agjendë edhe shqyrtimi i dy projektligjeve të reja. Kryesia e Kuvendit ka marr materialin nga qeveria për miratim të anëtarëve për bordin e AKP-së dhe pas miratimit funksional që mbahet nesër do të jetë pikë e rendit të ditës me 6 gusht”.
“Do të synojmë si pozitë që të kemi një takim koordinues me partitë opozitare në mënyrë që ajo çfarë është e rëndësishme dhe pritet nga ne të miratojmë marrëveshjet ndërkombëtare të miratohen në seancën e gjashtë gushtit”, tha ajo.