Udhëheqësit ndërkombëtarë do të mblidhen në Paris të premten për të hartuar një plan për të siguruar që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur për lundrim edhe pas përfundimit të luftës në Lindjen e Mesme.
Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të jenë mikpritës të samitit.
“Samiti do të çojë përpara punën për një plan të koordinuar, të pavarur dhe shumëkombësh për të mbrojtur transportin detar ndërkombëtar sapo të mbarojë konflikti”, tha zëdhënësi i Starmer.
Macron deklaroi më parë se vendet pjesëmarrëse në iniciativë do të punojnë në një “mision të rreptë mbrojtës, të ndarë nga palët në konflikt”, i cili “është planifikuar të vendoset sapo të lejojnë rrethanat”.
Një komitet i ri qeveritar është ngritur në Westminster për t’u marrë me pasojat e konfliktit me Iranin.
Komiteti i reagimit ndaj krizave në Lindjen e Mesme mbajti takimin e tij të parë të martën për të diskutuar situatën në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetësore për furnizimet globale me naftë dhe gaz.