Të premten në Shkup protestohet kundër aktivizimit së ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i të Burgosruve Politikë, Shpëtim Pollozhani bën thirrje për protestë para Ambasadës së Serbisë në Shkup, për shkak të aktivizimit të ushtrisë serbe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Protesta organizohet më datën 29.12.2022 në ora 13:00, ndërsa grumbullimi bëhet në anën e djathtë të rrugës pranë Spitalit Shtetëror në ora 12:30.

“Protesta organizohet kundër vringëllimit me armë dhe grumbullimit të armëve të rrënda në kufirin verior të Kosovës”, shprehet Pollozhani.

Ai i bëri thirrje edhe partive politike shqiptare, shoqatat joqeveritare t’i bashkëngjiten protestës, kurse nga Shqipëria kërkon të thirr mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurimit pranë OKB-së.

Të ngjashme